Autoritetet tuniziane kanë arrestuar nëntë persona në lidhje me sulmet e armatosura të së mërkurës në Muzeun e Tunizit, ku mbetën të vdekur 23 vetë, 20 prej të cilëve turistë të huaj.
Arrestimet u konfirmuan nga presidenca tuniziane. Dyshohet se katër prej të ndaluarve kanë lidhje direkte me qelizën terroriste që ndërmori sulmin makabër, ndërsa pesë të tjerët janë përfshirë duke ndihmuar dhe propaganduar ideologjinë ekstremiste.
Identiteti apo kombësia e të ndaluarve nuk bëhet publike dhe as detaje të tjera mbi hetimet.
Tunizia ka ngritur në nivelin maksimal sigurinë kombëtare. Presidenti Beji Caid Essebsi njoftoi zhvendosjen e trupave të ushtrisë për të përforcuar sigurinë në qytetet më të mëdha të vendit. Ai u zotua për të luftuar terrorizmin ‘pa mëshirë’. “Vendi ishte në luftë më terroristët” - tha ai. “Këto minoritete monstruoze nuk na trembin. Ne do reagojmë ndaj tyre pa mëshirë. Demokracia do të fitojë dhe do të mbijetojë”.
Kryeministri i Tunizisë, Habib Essid, e vlerësoi gjendjen aktuale të vendit si, “kritik në histori dhe një moment përcaktues për të ardhmen”
0 Comments